Çfarë janë implantet dentare?

Të vendosësh implante dentare do të thotë të zëvendesosh kurorën dhe rrënjën e dhëmbit me një strukturë metalike. Këto shtylla dentare janë si vida për dhëmbë artificialë. Implantet funksionojnë dhe duken si dhëmbët natyrorë

Në ADC mënyra se si e kryejmë procedurën dentare varet nga implanti që ju nevojitet, nëse keni ndonjë reaksion alergjik dhe gjendja e kockës së nofullës. Ne mund të vendosim implante në më pak se 10 minuta duke i dhene buzeqeshjes suaj nje ndryshim te plote! Procedojmë me sistemet më bashkëkohore të implanteve,me struktura fixe dhëmbore direkt në fazën kirurgjikale,si:

Nga se përbëhet një implant dentar?

Implantet dentare përbëhen nga 3 pjesë:

01.
Rrënja artificiale ose vidha

Në të vërtetë me implant nënkuptojmë vidën e futur në kockën mandibulare ose maksilare, e cila zëvendëson rrënjën natyrale që mungon. Mund të jetë me gjatësi të ndryshme, në varësi të nevojave anatomike të pacientit. Mund të jetë prej titani ose zirkoni.

02.
Një strukturë mbështetëse

Është elementi që lidh implantin me kurorën e dhëmbëve. Njëra pjesë fiksohet brenda gingivës dhe pjesa tjetër del si gjilpërë, mbi të cilën do të fiksohet kurora.

03.
Kurora dentare

Kurora dentare në qeramikë është identike me dhëmbin natyral, aq sa nuk do të gjeni dallime estetike.

Pse keni nevojë për implant?

Implantet dentare janë konsideruar prej kohësh opsioni më i mirë për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Kohët e fundit, kirurgjia e drejtuar e implantit ka revolucionarizuar përsëri procesin.

Procedura përdor imazhe CT tre-dimensionale për të krijuar një model virtual të gojës tuaj. Kjo i jep dentistit një vështrim të mirë në formën e strukturës së kockave, afërsinë e dhëmbëve ngjitur dhe trashësinë e indeve të gingives. Ne përdorim softuer të dedikuar të implantit dentar për të planifikuar çdo detaj të operacionit,e cila rezulton ne  vendosje më e shpejtë, më e saktë dhe më pak invazive e implanteve aktuale.

Përfitimet e
Implanteve Dentare

Si funksionon procedura jonë

teeth

Hapi 1

Si fillim kryejmë një grafi dentare në mënyrë që të krijohet një dosje virtuale e pacientit

dentist

Hapi 2

Ne performojmë një kirurgji virtuale në mënyrë që të krijojme nje guidë të saktë për ju.

dental

Hapi 3

Realizimi i procedurës dhe vendosja e implantit

tooth

Hapi 4

Pasi implanti të jetë lidhur fort me kockën dhe mishrat e dhëmbëve ju riktheheni në klinikë për të vendosur dhëmbët e përhershëm.