ALLUSHI DENTAL CENTER

Një ndër klinikat më elitë të Tiranës

Cilësi

Ekspertë në procedurat më të mëdha dentare

Garanci

Me paisjet më të mira ju jeni në duar të sigurta

ALLUSHI DENTAL CENTER

Rreth nesh

Themeluar ne 1991, Allushi Dental Center është e përfshirë në prestigjin e një ndër klinikave më elitë të Tiranës. Kjo klinikë, nuk është një studio dentare e thjeshtë,por është një trashëgimi familjare, që ka kaluar brez pas brezi.Fillesa e të cilit ka qenë që 30 vite më parë.

Studio përfshin një sallë të posaçme kirurgjikale,e pajisur me(grafi panoramike dixhitale, lazer dentar të teknologjisë së fjalës së fundit, poltrona dentar të markave prestigjoze, mjek të trajnuar dhe specializuar në ortodonti, kirurgji, estetikë dentare dhe ortopedi). Kjo klinikë  është e organizuar gjithsej në 9 salla kryesore, dhe 4 salla plotësuese. Risia që e bën të veçantë pjesën e organizimit në klinikë është se nuk merren mjek të jashtëm për specialitete të ndryshme, por të gjithë shërbimet ofrohen nga vetë stafi jonë.

Një ndër parimet bazë të funksionalitet të një klinikë dentare është dhe pozicioni. Klinika jonë ndodhet në një pjesë të favorshme të Tiranës (Rruga “Kastriotët”, pranë kthesës së Kamzës ), duke bërë që jo vetëm pacientët të këtij qyteti por edhe të qyteteve të tjera ta kenë lehtësisht të arritshme duke shmangur trafikun e nyjeve kryesore. Gjithashtu për pacientët që vijnë nga aeroporti vendosja e klinikës pranë rrugës kryesore është mjaft praktike dhe komforte.

Qasja jonë

Eksperienca

Ndryshimet mbi konceptin e kabinetit stomatologjik shihen vit pas viti, në aspektin ndërtues,menaxhues,organizativ. Kjo për arsye pasi vitet e fundit kjo fushë e mjekësisë si të gjithë fushat e tjera po merr zhvillim të madh në vendin tonë. Allushi Dental Center ofron një gamë të gjerë shërbimesh e cila u fal pacientëve një eksperiencë të paharruar. Në klinikën tonë ne aplikojmë një teknikë mjaft inovatore siç është vendosja e punimeve mbi implant dhe arritja e një buzëqeshje brenda 72 orëve, teknikë të cilën pak klinika e kryejnë.

Cilësia

Përsa i përket cilësisë këtu është një listë që përfshin markat më prestigjoze që ne përdorim si (Megagen, 3M, Thomas, Shofu, Vittra, Stern Weber, MyRay, Bien Air)

Garancia

Garancia është pika kyçe e jona, ku çdo gjë është e nënshkruar dhe sipas llojit të punimeve përfshihet dhe lloji i garancisë, si psh; Implantet (Megagen) garancia e të cilave varjon 10-15 vite.

Besimi

Besimi është kriteri që ne na ka rritur dita ditës. Gjë e cila është arritur kohë pas kohe dhe për këtë u jemi falenderues pacientëve tanë. Ku këta të fundit jo vetëm rikthehen te ne por madje ua sugjerojnë klinikën tonë dhe të afërmve apo familjarëve të tyre.

Çmimi

Çmimi është ai, për të cilin pacientët realisht ngelen të kënaqur, duke patur parasysh dhe llojin e shërbimit dhe cilësisë që ne ofrojmë. Në 60% më pak arrini të gjeni çdo shërbim që ju kërkoni në klinikën tonë,sidomos implantologjia. Çmimi është mjaft konkurues në treg. Brenda çmimit është përfshirë (TRANSPORTI AEROPORT-HOTEL-Klinikë.

Guida

HOTELI->GUIDA në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës. Ku me këtë të fundit, ju keni mundsinë të njiheni me kulturën, traditën dhe mikëpritjen e popullit tonë. E pse jo ti shtoni listës suaj një vend të ri, të cilin keni vizituar. Guida përfshin, në qytetin e Tiranës vende të tilla si (kalaja e Tiranës, qendrën e saj, Liqenin Aritificial të Tiranës…Në qytetin e Durrësit do të keni mundësinë të shijoni bregdetin dhe qendrën e tij. Restorantet dhe ushqimi i freskët i detit që po ashtu nuk do të mungojë në asnjë moment të ditës.