TURIZMI DENTAR
Është nje ndër gjërat më të bukura ku ne u vijmë në shërbim pacientëve të vendit tonë fqinj. Një nga gjërat më të kënaqshme për pacientët është pjesa e çmimit në të cilin përfshihet një paketë mjaft e gjerë ku përveç shërbimit automobilistik, ofrohet paketa e akomodimit ne hotel, sherbimet në klinikë dhe guida.
Kalaja e Tiranës
Kalaja ne qytetin e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin dhe qarkun e Tiranës. Ky monument është i miratuar si trashëgimi kulturore më 10.06.1973. Në truallin e Kalasë janë sot të vendosura Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Ajo humbi një pjesë të mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon të kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotë stilistik.
Megjithatë ajo sërish mbeti rezidencë qeveritare apo vendi më i spikatur për to edhe në ditët tona. Në truallin e Kalasë janë sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Bashkësia e Tiranës me Institutin e Monumenteve të Kulturës, po i kushtojnë një vëmendje thelbësore këtij monumenti themelor të programit “Kthim në identitet”. E parë në këtë konceptim Kalaja e Tiranës ishte dhe duhet trajtuar në epokën tonë si bërthama historike e kulturore e Kryeqytetit.
Megjithese është monument kulture i kategorisë së parë dhe ka të përcaktuar një zonë të mbrojtur në bazë të vendimit të këshillit të ministrave mbi të. Kalaja tashmë është një vend i këndshëm pasi përveç pjesës historike në të ka dhe bare dhe restorante.
Pazari i Ri
Një ndër lagjet rezidenciale më të vjetra dhe historike në qytetin e Tiranës, Pazari i Ri është i saporinovuar dhe rigjallëruar në vitin e fundit. Shumë prej elementeve të tij tradicionale janë ruajtur ndërsa sheshi është plotësisht i rifreskuar e tashmë ka një pamje të re e moderne. Prejardhja e emrit të lagjes është pazari i frutave e perimeve të freskëta në qendër të sheshit, ku më shumë se 300 fermerë nga zonat përreth vijnë për të shitur produktet e tyre të freskëta. Tregtarët e pazarit mund tju ndihmojnë të gjeni mishin, peshkun, si edhe erëzat më të mira e ata janë, gjithashtu, burimi më i mire i historisë së Pazarit!
Më e veçanta e Pazarit është se kjo lagje e qytetit të vjetër është një pikë funksionale edhe argëtuese si për vendasit ashtu edhe për turistët. Në fakt, është një nga ato vendet e rrallë të cilët me të vërtetë pasqyrojnë karakterin e qytetit. Bare, lokale e restorante të panumërta shërbejnë birrë të freskët dhe kuzhinë lokale, nga niveli më i lartë tek ai i përditëshmi. Mund të zgjidhni qofte zgare apo të uleni në njërin prej shumë restoranteve në shesh. Në çdo rast, çdo mbrëmje këtu duket si fundjavë! Gjatë ditës bëhet pazari ndërsa në mbremje, të gjithë mblidhen me miqtë e tyre në një nga lokalet e shumtë të kësaj zone ku festohet Oktoberfest-i çdo ditë!
Parku i Madh i Liqenit Artificial
Përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Nga pikëpamja funksionale zgjidh deri në një farë mase nevojat e popullsisë për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat. Sipërfaqja e Parkut të Madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreske.
Parku i Madh i Liqenit filloi të ndërtohet në vitet 50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës. Në vitin 1957 – 1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut.
Ky park publik në jug të Tiranës përfshin liqenin artificial dhe disa pika atraktive si Kishën e Shën Prokopit, memorialet e disa personaliteteve të njohura shqiptare, etj. Në brendësi të tij gjenden varret e ushtarëve britanikë dhe atyre gjermanë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare ndërtuar në vitin 2012.
Parku dhe liqeni artificial mbeten një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Parku i Madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta, mbi 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh. Në Park ndodhen dhe disa lloje shpendësh si: Bilbili gushëkuq, Bilbili këngëtar, Bufi, Harabeli i gurëve, Shapka e vogël e ujit, Dallëndyshja e zakonshme, Gardalina, etj. Ndër kafshët mund të përmenden: Breshka, hardhuca, disa lloje gjarpërinjsh, kërmilli, dhe mjaft insekte që rriten nën tokë dhe mbi tokë. Sipërfaqja aktuale e Parkut të Liqenit Artificial është 156.9 ha, ndërsa ajo e Liqenit Artificial është 4.5 ha.
Kilometri 0 i Tiranës
Eshtë Sheshi “Skënderbej”. Hapësira u konceptua në formë rrethore nga arkitektët italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto, Gherardo Bosio dhe Armando Brasini. Sheshi e mori emrin e Heroit Kombëtar në vitin 1937. Ndërtesat që e rrethonin fillimisht janë ende aty por sot i gjithë ansambli i sheshit është modernizuar, duke u kthyer në hapësirë këmbësorësh e rrethuar me gjelbërom dhe e shtruar me gurë natyralë shumëngjyrësh të marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë. Pllakat kulmojnë në mesin e sheshit si një piramide që ngrihet lehtë nga skajet rrethuese të tij, ku rrjedh uji i shatërvanëve freskuese gjatë verës. Sheshi është një qendër muzeale e mirëfilltë sepse godinat që e rrethojnë kanë funksione të larta administrative, shtetërore dhe kulturore.
Kulla e Sahatit
Është simbol identifikues i qytetit, hapur për turistët që prej vitit 1996. Ndërtuar në vitin 1822, ajo ka 90 shkallë në formë spiraleje dhe është 35 metra e lartë. Fillimisht ka patur një këmbanë të sjellë nga Venecia e cila binte çdo një orë. Kupola e vendosur në majë i jep një hije të ngjashme me Këmbanoren e sheshit San Marko.
Xhamia e Et’hem Beut
Mu pranë Kullës së Sahatit ndodhet Xhamia e Et’hem Beut. Ndërtesa e kultit është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që arriti të mbijetojë deri në ditët tona. Themelet e saj i hodhi në fund të shek. XVIII, Mulla Beu, kurse faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Et’hem Beu në çerekun e parë të shek. XIX. Vizitorëve u ofrohet një arkitekturë e mrekullueshme e xhamisë e zbukuruar me piktura murale, sipas traditës orientale.
Statuja e Skënderbeut
Është monumenti dominant i sheshit qëndror, me një lartësi prej 11 m. Është vepër e Odhise Paskalit, Andrea Manos dhe Janaq Paços dhe u vendos në qendër të Tiranës në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë ngrihet në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej”. Ndërtesa u projektua nga prof. Vittorio Ballio Morpurgo, një ndër arkitektët italianë më të njohur të shekullit të kaluar. Punimet për ndërtimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë filluan në shkurt të vitit 1937 dhe përfunduan në 30 tetor 1938. Stili arkitekturor i përket rrymës së Racionalizmit, me volume të mëdha, fasada që kompletojnë objektin gjysëm rrethor. Në brendësi të Bankës holli është dekoruar nga një mozaik gjigant, vepër e artistit italian Giulio Rosso. Ndërtesa u rikonstruktua në vitin 2015 me një shtesë në pjesën perëndimore të saj, ndërhyrje që shtoi elementë të arkitekturës moderne të shekullit të 21-të.
Pallati i Kulturës
Përballë bankës ngrihet Pallati i Kulturës. Ndërtesa e stilit ekstremisht lindor u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov në vitin 1959. Ndërtimi i Pallatit të Kulturës përfundoi në vitin 1963. Në brendësi të ndërtesës zhvillojnë aktivitetin e tyre Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare.
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Historik Kombëtar një tjetër godinë me vlera arkitekturore bart në brendësi të pavioneve të veta vlerësimin e historisë së Shqipërisë. Muzeu u inagurua në 28 Tetor 1981. Për ngritjen e tij punuan njohësit më të mirë të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në faqen ballore të tij shquan mozaiku gjigand që mëton të tregojë etapat e zhvilliimt të shqiptarëve në shekuj.
Durrësi
Durrësi është e vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.është qyteti i dytë më i madh pas Tiranës. Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar.
Gjithashtu Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës – Bari, Durrës – Ankona, Durrës – Trieste. Lidhet me Slloveninë me anë të tragetit të linjës Durrës – Kuper. Për më tepër Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës - Kukës - Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar largësinë e udhëtimit.
Klima: Klima në Durrës është e ulët 5 °C në janar dhe e lartë 28 °C në korrik dhe gusht. qershori, korriku dhe gushti janë muajt, më të nxehtë dhe më të thatë. Restorantet të cilat vendosen në bregdetin e Durrësit gjithashtu në zonen e quajtur Vollga,të ofron jo vetëm pamje piktoreske por gjithashtu dhe një ushqim special dhe të freskët,bazë e të cilit janë produktet e detit.